Transferime të pazakonta të burgosurish politikë në vende të panjohura
Në Rusi, po shfaqen raporte për një transferim të pazakontë të të burgosurve politikë, të cilët kanë kritikuar hapur luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
”Politikani i njohur i opozitës, Ilya Yashin është transferuar nga kampi i burgut numër tre në rajonin e Smolenskut, në një vend të pazbuluar”, theksoi avokatja e tij, Tatyana Solomina.
Mediat e pavarura ruse kanë raportuar tashmë për transferimin e të burgosurve të tjerë politikë.
Të martën pasdite, gjashtë transferime u konfirmuan, përfshirë aktivistin për të drejtat e njeriut Oleg Orlov i organizatës ”Memorial” dhe artisten Alexandra Skochilenko.
Të gjithë ata janë kritikë të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia dhe kanë marrë dënime të gjata.
Perëndimi i kritikoi dënimet si arbitrare dhe bëri thirrje për lirimin e të burgosurve.
Raportet tregojnë se ish-shefat e shtabit rajonal të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, i cili vdiq në shkurt në një kamp burgu rus në veri të Rrethit Arktik, janë transferuar gjithashtu në vende të panjohura. /atsh