FC Drita kualifikohet në rrethin e tretë në Conference League, ky është urimi i presidentit Ademi

FC Drita kualifikohet në rrethin e tretë në Conference League, ky është urimi i presidentit Ademi

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës islandeze, Breidablik.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 1:0.

Kësisoj, FC Drita është kualifikuar në rrethin e tretë të kësaj gare, me rezultat të përgjithshëm, 3:1.

Për fitoren e Dritës u përkujdes Kastriot Selmani,me golin e shënuar në minutën e 67-të.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën.

“Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e Drita FC dhe tifozët ‘Intelektualët’ për kualifikimin tutje. Urime e ju priftë e mbara!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Share This