Fazliu mposht kanadezen Pinard, një fitore larg medaljes olimpike
Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka fituar ‘luftën’ e parë të repesazhit duke mundur kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.
Fazliu në një duel të vështirë ia doli të kalojë pengesën ndaj kanadezen dhe tashmë garueses sonë, i duhet edhe një fitore për të fituar medaljen e bronztë në ‘Paris 2024’.
Laura u mund në gjysmëfinale nga francezja Clarisse Agbegnenou në çerekfinale, megjithatë, kosovarja tashmë është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë.
Kujtojmë së Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në ‘Paris 2024’.