Arteta: Ndaj United zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme, Rice është fantastik!

Arteta: Ndaj United zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme, Rice është fantastik!

Arsenal-Manchester United ishte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës së katërt në Premier League, por gjithashtu edhe një prej takimeve më të bukura deri në këtë pikë të sezonit.

Suksesi 3-1 dhe për mënyrën se si erdhi ka lumturuar në maksimum trajnerin e londinezëve, Mikel Arteta.

“Personalisht mendoj se ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, djemtë ishin të tillë përgjatë gjithë takimit. Ne të gjithë punojmë për të shijuar momente të tilla. Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve se na pret një pjesë e dytë e çmendur, e tillë rezultoi. Pësuam të parët, por reaguam shpejtë. E pranoj, në pjesën e dytë mund të ndëshkoheshim sërish, po për fatin e mirë kjo nuk ndodhi.

Rice? Jam shumë, shumë i lumtur për të. E kërkoj këtë moment dhe ia doli, është një lojtarë fantastik. Ishin tri pikë me shumë vlera, për ne, por edhe për tifozët, të cilët ishin shumë të lumtur dhe kjo na gëzon akoma edhe më shumë.

Partey? Për momentin di që nuk është mirë, ai u dëmtua në stërvitje dhe pritshmëritë janë që ai të mungojë për një kohë të gjatë. Kjo na prek të gjithëve, shpresoj të rikthehet sa më shpejtë” – tha trajneri spanjoll, Mikel Arteta.

Share This