Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në Paris, ku diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit të Kosovës.

Presidenti Infantino, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi si një privilegj të mirëpriste presidenten Osmani dhe e vlerësoi shumë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

“Ishte privilegj të mirëprisja presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris”, ka shkruar ai.

“Ne folëm për mënyrën se si futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe shikuam planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit për të realizuar potencialin e tyre.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së shtetit në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur këtë sport të mrekullueshëm. I urova Osmanit shumë fat dhe i thashë që shteti i saj dhe FFK=ja gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Infantino.

Presidenti Infantino është një mbështetës i madh i futbollit të Kosovës.

Share This