Drita dhe Ballkani kërkojnë kualifikimin në Ligën e Konferencës
Dy skuadrat kosovare sot do të vazhdojnë rrugëtimin në garat evropiane.
Drita e Gjilanit do të përballet me Breidablik në ndeshjen kthyese kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit dhe Breidablik do të ndeshen në ‘Zahir Pajaziti’. Skuadra jonë është afër kualifikimit në rrethin tjetër të kësaj ligë pasi që ka triumfuar në sfidën e parë prej 1-2.
Të besuarit e Zekirija Ramadanit në duel me skuadrën nga Islanda, hynë të përgatitur mirë dhe për të marrë rezultatin që dërgon në rundin tjetër të kësaj gare.
Dueli mes Dritës dhe Breidablik fillon në orën 17:00.
Ndërkaq, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të luajë në udhëtim tek Hamrun Spartans.
Skuadrën e Ilir Dajës e pret një duel aspak i lehtë pasi që ndeshja e parë e zhvilluar një javë më parë në ‘Zahir Pajaziti’ ishte mbyllur pa gola.
Përballja mes Hamrun Spartans dhe Ballkanit fillon në orën 20:00.