‘Paris 2024’, dita e Laura Fazliut
‘Paris 2024’ vjen sot me ditën e pestë të garave.
Padyshim se për adhuruesit shqiptare vëmendja do të jetë sërish tek sporti i xhudos.
Pas Distria Krasniqit (medalje të argjendtë), Nora dhe Akil Gjakovës, sot do të garojë Laura Fazliu, një tjetër xhudiste kosovare, duel ky që vjen eskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës.
Fazliu synon medaljen olimpike në “Paris 2024”. Garuesja jonë ka një përparësi për dallim nga Nora e Akil Gjakova, ngase njësoi si Distria Krasniqi është e kualifikuar direkt në raundin e dytë.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu do ta presë fituesin mes xhudistet nga Kina Tang ose asaj Filipine Watanabe.
Kësisoj, ndeshja e parë për Fazliun është e paraparë të zhvillohet pas orës 11:30 të mëngjesit.
RTK sjell sot edhe garat në sportin e notit si dhe ndeshjen e hendbollit në konkurrencën e femrave mes Holanda-Spanja, duel ky që starton në orën 14:00.