SHBA, një i vdekur dhe 6 të plagosur nga të shtënat me armë
Një person ka mbetur i vdekur në Maplewood Park të SHBA-ve dhe gjashtë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme.
Policia bën të ditur se rreth orës 18:20, policia mori një telefonatë për të shtëna në Mapleëood ku një person ka mbetur i vdekur ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat – njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.
“Ngrita sytë dhe dëgjova dikë të bërtiste; ‘Ai ka një armë! Vrapo!”, tha Shelley Strong.
“Po hyja nga dera e pasme, dhe burri im shikoi nga dritarja e përparme, dhe ishin dy fëmijë me armë pranë verandës sonë të përparme”, tha një dëshmitare tjetër, raportojnë mediat amerikane.
Kryebashkiaku Malik Evans ishte në vendngjarje dhe inkurajoi njerëzit që të japin çdo informacion që kanë. Nga ana e saj, policia po kërkon më shumë se një person të përfshirë në këtë ngjarje dhe se do të ketë një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes.
Hetuesit pritet të qëndrojnë në vendngjarje gjatë gjithë natës së sotme. /atsh/