Lista Champions, Inzaghi i beson Asllanit
Me mbylljen e merkatos dhe goditjeve të fundit hyrëse dhe dalëse të shënuara, është koha për të vendosur se cilët lojtarë do të jenë pjesë e skuadrës për Champions League.
Lista e lojtarëve për angazhimet evropiane në fakt do të duhet të dorëzohet deri në mesnatën e së hënës 4 shtator dhe do të duhet të merren vendime të rëndësishme dhe madje të komplikuara.
Te Interi llogaritë janë mbyllur, Kristjan Asllani do të jetë i pranishëm në grupin e lojtarëve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Champions.
Stefano Sensi është i sakrifikuari, I cili ka mbetur jashtë. Në vend të tij Inzaghi ka zgjedhur mesfushorin holandez me përvojë, Davy Klaassen, i cili erdhi nga Ajax në fund të afatit kalimtar.
Në fakt, nuk kishte asnjë dyshim për zgjedhjen e mesfushorit holandez, diskutimi ishte mes Sensit dhe Asllanit, e në fund trajneri i zikaltërve ka zgjedhur mesfushorin kuqezi.
Lista e Interit në Champions League: Sommer, Audero, Darmian, Acerbi, Bastoni, Pavard, De Vrij, Bisseck, Dumfries, Dimarco, Di Gennaro, Klaassen, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Frattesi, Asllani, Lautaro, Thuram, Cuadrado, Sanchez.