Nga Anglia: Ja kur rikthehet Armando Broja
Mauricio Pochettino është në pritje të disa rikthimeve, të cilët pritet të jenë të gatshëm për skuadrën pas pushimit të detyruar për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve.
Njëri prej tyre është edhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja, i cili sigurisht që duhet të mposhtë dhe konkurencën e Nicolas Jackson.
Sulmuesi kuqezi nuk është parë me fanellën e Bluve që nga dhjetori i kaluar pas dëmtimit të tij kundër Aston Villa-s në një miqësore. Por gjatë javës së fundit është rikthyer në stërvitje me skuadrën dhe është i vendosur të kthehet në betejë me Nicolas Jackson për vendin e titullarit.
Ja çfarë ka thënë trajneri Pochettino: “Duhet të presim. Ai është afër, por hapi i fundit është i vështirë pas dëmtimit që pësoi. Është stërvitur mirë, kemi shpresa”.
“Kjo është arsyeja pse ne po vlerësojmë të gjitha gjërat që ndodhin. Është e lehtë të thuhet se kemi nevojë për një lojtar tjetër sulmues, por unë mendoj se ne kemi lojtarë sulmues dhe ata duhet të rikuperohen”.
“Nëse sjell një lojtar që nuk është i aftë ose që duhet të përshtatet në Premier League, ndoshta do të kalonte e njëjta kohë për rikuperimin e Brojës apo ndonjë tjetri. Pastaj do të krijohet një rrëmujë në skuadër. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë shumë për të analizuar situatën”.