Spanja mposht Republikën Domenikane, kualifikohet në çerekfinale

Spanja mposht Republikën Domenikane, kualifikohet në çerekfinale

Spanja siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e turneut Olimpik të futbollit në Paris 2024, pasi mposhti Republikën Domenikane në Bordeaux me rezultatin 3-1.

Goli i parë u shënua në 24-t nga Fermin Lopez, që përfitoi nga gabimi i portierit kundërshtar. Republika Domenikane, përkundër  pritshmërive, barazoi në pjesën e parë. Pas një goditjeje nga këndi nga Edison Azcona, Ángel Montes de Oca i shpëtoi mbrojtjes spanjolle dhe e çoi topin në rrjetë me kokë.

Shpresat e Republikës Domenikane për fitore u shuan me fillimin e pjesës së dytë, lojtari që dha asistin për golin e barazimit, Edison Azcona, mori direkt kartonin e kuq pasi sulmoi Cubarsín.

Në inferioritet numerik, Republika Domenikane rezistoi për aq kohë sa mundi, por, në mënyrë të pashmangshme, Spanja mori epërsinë në minutën e 55-të: Alejandro Baena e çoi rezultatin në 2-1, ndërsa golin e tretë dhe të fundit e realizoi Miguel Gutiérrez.

Me këtë rezultat Spanja garanton kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit. Mbetet për t’u parë do të jenë të parët apo të dytët në Grupin C.

Nëse Egjipti nuk mund Uzbekistanin këtë të shtunë, spanjollët do të hyjnë në raundin e fundit me vendin e parë të garantuar tashmë.

Nëse egjiptianët fitojnë, ata do të diskutojnë për kryesimin e grupit me Spanjën në raundin final. /SS/

Share This