Cikalleshi: Moment historik, Shqipëria përsërit magjinë
Për Sokol Cikalleshin grumbullimi i parë për këtë sezon të ri futbollisik do të jetë historik.
Sulmuesi pranon se presioni është i madh, por e njëjtë është edhe përgjegjësia ashtu siç do të jetë edhe gëzimi nëse në fund kuqezinjtë do të kualifikohen në “Gjermani 2024”.
“Mendoj se ky grumbullim është ndër më të rëndësishmit në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet fokus dhe angazhim. Për mua është kënaqësi e dyfishtë sepse kam përjetuar një Europian nëse do të shkoj sërish, ka tjetër kuptim”, pohoi kavajasi gjatë konferencës të sotme për shtyp.
Mes të tjerash gazetarët i përmendën sulmuesit faktin se kishte ndëshkuar më parë Çekinë në një miqësore të luajtu vite më parë (8 qershor të 2021-it).
“Nëse do të shënoja sërish, do të ishte kënaqësi e veçantë. Ka qenë miqësore dhe nuk dua të mbetem atje. Të dyja skuadrave ju kam shënuar por do të preferoja që nëse unë ose ndonjë tjetër të shënojmë gjysmë goli, të merrnim 3 pikë”, arsyetoi Cikalleshi.
Fakti se Shqipëria ka arritur që të kualifikohet vetëm një herë në kompeticione të mëdha siç është Europiani motivon edhe më shumë sulmuesin nga Kavaja.
“Ne nuk jemi Kombëtare që arrijmë në Botëror ose Europian çdo 2 vite por tani kemi mundësi të realizojmë ëndrrën. Kemi arritur vetëm 1 herë dhe kemi mundësi për të arritur për herë të dytë. Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet dhe unë nuk dua të flas për ëndrrën për t’u kualifikuar sepse mund të hapë punë edhe ndeshja me Ishujt Faroe por duke pasur një objektiv të qartë, duhet të mendojmë vetëm Çekinë dhe për të marrë 3 pikët. Nëse nuk i arrijmë, duhet të mos dalim të humbur”, tha Cikalleshi.