Bekim Isufi trajner i Malishevës?

Bekim Isufi trajner i Malishevës?

Ndryshime interesante kanë ndodhur të skuadra e Malishevës. Qëndrim Kida i cili arriti më këtë skuadër të kualifikohen në garat ndërkombëtare nuk  është më trajner te Malisheva.

Kjo për shkak të përfundimit të kontratës dhe pas humbjes në Conference League ndaj Buduçnostit ai nuk ka vazhduar më.

Drejtuesit e klubit nga Malisheva, nuk kanë pritur gjatë dhe menjëherë kanë gjetur zëvendësimin për të.

Burime të Ballkani.info mësojnë se trajner i  kësaj skuadre do të jetë Bekim Isufi.

Isufi që arriti sukses historik me Dritën ka një përvojë të madhe në futbollin kosovar andaj duket një zgjedhje emirë e kësaj skuadre që ia besuan bankinën.

Share This