Scholz dënon sulmet në hekurudhën franceze përpara hapjes së Lojërave Olimpike
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar sulmet në rrjetin hekurudhor francez në ditën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.
“Kjo është absolutisht e dënueshme. Të prishësh një festë të tillë paqeje me akte dhune nuk mund të pranohet kurrë dhe kërkon refuzimin më të vendosur”, tha sot Scholz gjatë një vizite në Ambasadën Gjermane në Paris.
“Shpresoj që autoritetet franceze të identifikojnë sa më shpejt autorët”, tha ai.
Persona të panjohur vendosën pajisje ndezëse në vende të ndryshme kyçe të rrjetit francez të trenave me shpejtësi të lartë gjatë natës, gjë që ka rritur tashmë frikën nga sulmet në Francë.
Sipas kompanisë hekurudhore SNCF, kjo çoi në ndërprerje të aktivitetit. /atsh