”Sea Watch International”: Mbi 30 mijë migrantë vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe
Grupi “Sea Watch International”, i cili punon për të drejtat e migrantëve, ka bërë të ditur se më shumë se 30 mijë migrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekjen e tyre për të arritur në Evropë.
Grupi i të drejtave të migrantëve në rrjetet sociale argumentoi se numri aktual është shumë më i lartë dhe fajësoi politikën izoluese të Bashkimit Evropian për numrin në rritje të vdekjeve.
“Numri i rasteve të pa raportuara qëndron në fund të detit. Ne vajtojmë për të gjithë njerëzit”, theksoi grupi.
Në reagimin e grupit i bëhet thirrje BE-së të veprojë për të ndaluar vdekjet, duke theksuar se “ne kërkojmë kalim të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”. /atsh