Kenan Haxhihamza “Ylli i Javës”
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Në xhiron e 4-t të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar portierit të KF Dukagjini, Kenan Haxhihamza.
Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Naser Bunjaku, Luan Tabaku dhe Vllaznim Visoka, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë portierit të skuadrës nga Klina, pasi në ndeshjen kundër FC Drita pati paraqitje të mirë, teksa në minutat e fundit e mbrojti penalltinë, që i mundësojë të skuadrës së tij ta fitojë një pikë, duke e mbyllur ndeshjen baras 2:2.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Dukagjini, Kenan Haxhihamza e ndau Erijon Meha, menaxher i kreativës në Albi Mall.
Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që skuadra e tij arkëtoi një pikë si mysafir ndaj njërit prej kundërshtarëve më të fortë.
“Ky çmim i takon ekipit tim që në ndeshjen e javës së 4-t kemi bërë një lojë shumë të mirë. Gëzohem që në fund të ndeshjes e dhash kontributin tim për të fituar një pikë shumë të rëndësishme e që shpresoj të jetë një pikë kthese për skuadrën tonë”, ka thënë Kenan Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.