Barack Obama do ta mbështesë publikisht Kamala Harrisin
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama synon që së shpejti të mbështesë publikisht Kamala Harrisin si kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ish-presidenti ka qenë në kontakt me Harrisin që kur ajo shpalli kandidaturën e saj për presidencën dhe, privatisht, e ka mbështetur plotësisht nominimin e saj.
Lajmi u bë i ditur nga NBC News, e cila raporton burime pranë ish-presidentit.
“Ndihmësit e Obamës dhe Harris kanë diskutuar gjithashtu se Obama e Harris do të shfaqen së bashku në fushatën elektorale”, thanë burimet.
“Megjithatë një datë nuk është caktuar ende”, shtuan ato.
“Edhe Michelle Obama gjithashtu mbështet kandidaturën e zonjës Harris”, theksuan burimet. /atsh/