Ramadani i kundërpërgjigjet Sveçlës: Je dezertor i luftës, duhet ta kalosh procesin e Verfikimit për ta ditur kush je!

Ramadani i kundërpërgjigjet Sveçlës: Je dezertor i luftës, duhet ta kalosh procesin e Verfikimit për ta ditur kush je!

Ish Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, tash analist politik, Burim Ramadani i është kundërpërgjigjur rreptë ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili e përmendi atë në një postim të para pak orësh.

Përplasja Ramadani-Sveçla nisi kur analisti mbrëmë tha se Sveçla ishte gjuajtur me kallashnikov në njerën nga defiletë e tij me barkë në Liqenin e Ujmanit.

Këtë pretendim të Ramadanit, ministri e hodhi poshtë, por edhe e ngacmoi ish IP-në e AKI-së.

Në kundërpërgjigjën e tij, Ramadani e quan dezertor të luftës Sveçlën, derisa nuk tërhiqet nga ajo që ministri ishte gjuajtur rafalë në Ujman, madje thotë se dëshimtarët ende e përqeshin me reagimin që pati ai.

Ramadani po ashtu i kërkon Sveçlës që t’i nënshtrohet procesit të Verifikimit të Sigurisë.

Postimi i plotë i Burim Ramadanit:

Më rrënqethi fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës.

Veç nuk e di ku të pati mbetur amaneti gjatë luftës?

Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?!

Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë!

Por, nuk është tema kjo pjesë!

Dëgjo Xhelal, është me rëndësi që:

Puna ime si IP AKI ka përfunduar me nder dhe me falënderim publik më 21 dhjetor 2022 dhe kurrë e asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë motiv nuk kam përdorur e nuk do të përdori kurrë atë pjesë të jetës sime.

Çfarëdo ndërlidhje që tenton ta bësh, është jo vetëm e pabazë, por edhe e ndyrë në esencë!

Sepse, ti nuk ke asnjë lidhje me atë që kam punuar unë sipas Ligjit dhe mandatit!

Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time!

Je Ministër i Punëve të Brendshme, por kurrë nuk ke njoftuar nëse i je nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që Ligji e kërkon qartësisht dhe pa asnjë dilemë!

Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë!

Ti duhesh!

Nënshtroju Verifikimit të Sigurisë, sepse shteti duhet të të Verifikojë.

Duhet të dihet kush je ti!

Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj!

Unë për dallim nga ti, si zëvendës-ministër iu pata nënshtruar Verifikimit të Sigurisë.

Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë.

Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie.

Shumë ende të përqeshin me reagimin, fatkeqësisht!

Edhe diçka:

Kur po e hap Urën e Ibrit?

A e ke këtë amanet?

P.S

Bëja sigurimin shëndetësor policëve të Kosovës

Share This