Policia me plan operativ për festivalin ‘Sunny Hill’

Policia me plan operativ për festivalin ‘Sunny Hill’

Policia e Kosovës ka bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se transporti i pjesëmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë te dalja në autostradë), raporton rtk.

Sipas policisë për mbarëvajtje dhe evitim të ngarkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që çojnë në atë zonë.

 

Share This