Bedri Hamza për Enver Zymerin: Hero i integritetit territorial dhe i sovranitetit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka përkujtuar policin Enver Zymeri që është vrarë në vitin 2011 në veri të vendit.
“Në këtë datë të historisë së re të Kosovës, në korrikun e vitit 2011, ra heroikisht Enver Zymeri gjatë aksionit të vendosjes së pikave kufitare dhe doganore në veriun e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.
Ai më tutje ka thënë se Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit.
“Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur”, ka shtuar ai.