Avokati Koci tregon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se e ka identifikuar vendin se ku po e mbajnë autoritetet e Serbisë trupin e pajetë të Faton Hajrizit.
Ai për Telegrafin ka treguar se është në Serbi dhe nuk është i shoqëruar nga askush.
“E kam gjetur vendin se ku po mbahet trupi. Nuk jam i shoqëruar me askënd”, ka thënë shkurt Koci.
Ndërkaq, avokati, Arianit Koci është i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për të tërhequr trupin e pajetë të të ndjerit, Faton Hajrizi.
Ndryshe, ditë më parë i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.