LAJMI I FUNDIT: Pogba kthehet në fushë dhe lëndohet përsëri, Allegri: Shpresojmë të mos jetë gjë e rëndë

LAJMI I FUNDIT: Pogba kthehet në fushë dhe lëndohet përsëri, Allegri: Shpresojmë të mos jetë gjë e rëndë

Makthi i Pol Pogba me dëmtimet duket se nuk ka fund. Futbollisti francez, i cili humbi gjithë sezonin e kaluar për shkak të problemeve fizike, sapo është kthyer në fushën e lojës duke fituar pak nga pak minuta.

Por në ndeshjen e sotme ndaj Empolit, i aktivizuar në pjesën e dytë, ai nuk e çoi dot atë deri në fund siç dëshironte.

Ai bëri shenjë se kishte probleme muskulore dhe trajneri Masimiliano Allegri konfirmoi se futbollisti kishte ndjerë përsëri shqetësime, duke shpresuar se situata nuk do të ishte po aq e rëndë sa në sezonin e kaluar.

“Pogba ndjeu një shqetësim ne pjesën e mbrapme të këmbës. Nga testet e nesërme do të kuptojmë se si është situata. Të shpresojmë që nuk do të jetë asgjë e rëndë, po vinte në një formë të pranueshme dhe është një lojtar i ndryshëm nga të tjerët. Më vjen keq”, tha trajneri i Juventusit pas sfidës.

Share This