Rita grua e “fortë”: E “detyroi”: Taikan ta vendosë unazën e martesës (FOTO)
Rita Ora bëri shaka se ajo ‘e detyroi’ burrin e saj Taika Waititi të ‘vendosë unazën e martesës’.
Këtë ajo e tha gjatë paraqitjes së saj në emisionin e Rebecca Judd në Apple Music 1, të mërkurën në mëngjes.
Këngëtarja, 33 vjeç, foli për marrëdhënien e saj të ëmbël me aktorin, duke thënë se të dy “frymëzojnë njëri-tjetrin”.
Rita dhe Taika, 48 vjeç, lidhën kurorën në gusht të vitit 2022, por nuk e konfirmuan martesën e tyre deri në përvjetorin e tyre të parë vitin e kaluar.
Ishte një ceremoni e papritur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, të cilën e planifikuan vetëm në dy javë, pasi këngëtarja i propozoi gjatë një udhëtimi në Palm Springs.
Duke zbuluar detaje të martesës së tyre gjatë intervistës në podcast, Rita tha: “Unë vendosa një unazë në gisht! Ai vendosi një unazë. Epo, dua të them, e detyrova të vendosë një unazë në gishtin e tij”.
“Nuk mendoj se do të mësohem kurrë me këtë. Por është mirë, sepse ai është burri i imë. Ne tani mund të krijojmë më mirë së së bashku, frymëzojmë njëri-tjetrin, kemi shumë plane për të bërë shumë projekte së bashku, të cilat mendoj se njerëzit do të habiten sinqerisht.”
Regjisori Taika, është i njohur për filmin e tij të suksesshëm të vitit 2019, “Jojo Rabbit”, që flet për nazizmin në Gjermani.
Të dy ende nuk kanë punuar në një film së bashku, por ata kanë bashkëpunuar më parë në videot muzikore të Ritës.
Ylli foli gjithashtu për epokën e saj të ardhshme muzikore dhe albumin që po punon aktualisht, duke pranuar se dëshiron që ai të ‘bëjë që njerëzit të ndihen pak më të qetë’. /Express/