Etrit Berisha i pret penalltinë Vlahovic-it, por Juventus triumfon në transfertën e Empol-it
Juventus bind në transfertën e Empolit, ndërsa fiton me rezultatin 0-2 në takimin e javës së tretë të Serie A.
Miqtë dominuan pjesën më të madhe të sfidë dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 24’ me Danilon.
Skuadra e Allegrit pati mundësinë që të dyfishonte avantazhin në minutën e 39’, pasi fituan një penallti që ia besuan Vlahovic-it.
Megjithatë sulmuesi u ndalua nga Etrit Berisha, me portierin “kuqezi” që e nisi këtë takim në rolin e titullarit dhe tregoi një formë të mirë.
Juventus vazhdoi me sulmet edhe në fraksionin e dytë dhe në minutën e 82’ Chiesa shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Pas javës së tretë Empoli vuan në fund të renditjes me zero pikë, teksa Juventus renditet në vend të tretë me shtatë pikë.