Shpallet në kërkim i arratisuri nga burgu i Dubravës
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një personi që dy javë më parë u arratis nga burgu i Dubravës.
Personi i kërkuar është Ujkan (Rexhep) METAJ i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt e Istogut.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “ Arratisja e personit tё privuar nga liria”.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton rtk.
Policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovë janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
Gjithashtu mund të informohet Drejtoria Rajonale Pejë në numrin 039 432 327 apo përmes E-mail adresës [email protected]