Ilir Daja: Do të luftojmë për kualifikim, shanset janë 50-50
Klubi i Ballkanit po shfaq në këtë sezon në Evropë një formë krejtësisht ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme ku siguroi fazën në grupe të Ligës së Konferencës.
Kampionët e Kosovës nuk ia kanë dalë të fitojnë as ndeshjen e radhës në shtëpi përballë Hamrun të Maltës duke vënë në dyshim kualifikimin.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ilir Daja për “RTK” ka deklaruar: “Një ekip që është kompozuar, në muajt e fundit janë larguar 7 lojtarë, nëse e shikojmë qe 1 vit, janë larguar një formacion i tërë. Sot kishim shanset për të shënuar, kishim një penallti të humbur, kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë”.
“Kemi ndryshime nga ndeshja me Santa Coloman, e kemi kontrolluar gjithë lojën, niveli i ekipit maltez ishte më i lartë se ai nga Andorra. Do luftojmë për këtë kualifikim, kemi shanset 50-50, do ta tentojmë edhe në ndeshjen e dytë një rezultat që na kualifikon”, ka shtuar Daja.