Osmani e kujton Jeff Bieleyn: Vajtojmë humbjen e mikut të Kosovës!

Osmani e kujton Jeff Bieleyn: Vajtojmë humbjen e mikut të Kosovës!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka kujtuar Jeff Bieley i cili ka vdekur sot. Ajo e ka quajtur Bieleyn mik të madh të Kosovës.

“Sot vajtojmë humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci të fortë. Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.

Share This