Futbollisti që e tradhtoi Kosovën i shënon gol të bukur Fenerbahces (VIDEO)
Mesfushori i Luganos Uran Bislimi ka shënuar një gol të bukur ndaj Fenerbahces.
Bislimi që luajti me Kosovën për të marrë një ftesë nga Zvicra realizoi për ta barazuar rezultatin, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Me një goditje precize, Bislimi e la portierin e Fenerit të shtangur, ku e tëra që arriti të bënte ishte ta shikonte topin (64’).
Goal: Uran Bislimi | FC Lugano 2-2 Fenerbahçepic.twitter.com/kilWYNEM7m
— PushGoals (@PushGoals) July 23, 2024