Vjosa dhe Drinoja atraksione turistike, preferohen nga vizitorë vendas e të huaj

Vjosa dhe Drinoja atraksione turistike, preferohen nga vizitorë vendas e të huaj

Rrjedhat e lumit Drino dhe Vjosa që gjarpërojnë në jug të vendit po kthehen në atraksione turistike. Në këta lumenj nuk zhvillohen vetëm sporte të aventurës, por shumë banorë i zgjedhin për të marrë rreze dhe për t’u freskuar në ujërat e tyre në këto ditë të nxehta vere.

Ne jemi nga Holanda dhe po qëndrojmë prej dy javësh në Shqipëri. Prej gati 3 ditësh po qëndrojmë në Ujë të Ftohtë. Këtu është një mrekulli, peizazhi na ka mahnitur”, tha një turiste.

Edhe operatorët turistikë e shikojnë këtë si një mundësi të mirë për ta ofruar tek grupet turistike.

Ky është viti i parë që Gerlant Kerçanaj ofron tek vizitorët turizmin me kampe anës lumit Drino. Ai thotë se turizmi i natyrës preferohet më tepër.

Duke parë që këtë lloj turizmi nuk e praktikojnë shumë operator të tjerë vendosa ta çoj më tutje”, u shpreh Gerlant Kercanaj,

Operatorët turistikë në Gjirokastër e shikojnë si një mundësi të mirë edhe zhvillimin në rrjedhat e dy lumenjve të sporteve të aventurës, pasi turistët shfaqin tepër interes për to. /rtsh/

Share This