Vance: Bideni presidenti më i keq, Harrisi, një milionë herë më keq se ai
Kandidati republikan për zëvendëspresident në ShBA, JD Vance përdori tubimet e tij të para të fushatës solo të hënën për të dhënë kritika ndaj zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris.
Ai e vlerësoi Joe Bidenin si presidentin më të keq që ka pasur historia e shtetit më të fuqishëm në botë, ndërsa tha se Harrisi është ende më keq se ai.
“Historia do ta mbajë mend Joe Biden si jo thjesht një dorëheqës, siç është ai, por si një nga presidentët më të këqij në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Vance në Virxhinia.
“Por miqtë e mi, Kamala Harris është një milion herë më keq dhe të gjithë e dinë këtë. Ajo u regjistrua për secilin nga dështimet e Joe Biden dhe ajo gënjeu për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si presidente”, shtoi ai.