Largimi i Biden, Harris flet për herë të parë: Trashëgimia e tij, e pakrahasueshme

Largimi i Biden, Harris flet për herë të parë: Trashëgimia e tij, e pakrahasueshme

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka bërë daljen e saj të parë publike, që kur presidenti Joe Biden u largua nga gara të dielën. Në fjalën e saj të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Harris vlerësoi punën e bërë nga Biden përgjatë mandatit presidencial.

“Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne. Në një mandat, ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer dy mandate. Për herë të parë e njoha Presidentin Biden përmes djalit të tij Beau, ne punuam së bashku si Prokurorë të Përgjithshëm në shtetet tona.

Në atë kohë, Beau më tregonte shpesh histori për babain e tij. Ai do të më tregonte për llojin e babait dhe llojin e njeriut që është Joe. Cilësitë që Beau nderonte te babai i tij janë të njëjtat cilësi që kam parë çdo ditë tek presidenti ynë. Ndershmëria e tij, integriteti i tij, përkushtimi ndaj besimit dhe familjes së tij, zemra e tij e madhe dhe dashuria e tij, dashuria e thellë për vendin tonë – dhe unë jam dëshmitare e drejtpërdrejtë se çdo ditë presidenti ynë Joe Biden lufton për popullin amerikan dhe ne jemi thellësisht, thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij ndaj kombit tonë”, tha ajo.

Presidenti e ka miratuar publikisht Harrisin për ta pasuar atë si kandidatin demokrat për president të vitit 2024. Harris nuk iu referua zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Pas përballjes me thirrje për t’u larguar, Biden njoftoi të dielën tërheqjen nga gara presidenciale. Ai do të qëndrojë si president për pjesën tjetër të mandatit. /rtsh/

Share This