Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë për vdekjen e dy pengjeve izraelite
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot për vdekjen e dy izraelitëve të cilët ishin rrëmbyer për në Gaza nga terroristët e Hamasit pas sulmit terrorist të 7 tetorit, 2023.
IDF thekson se trupat e tyre ende po mbahen nga Hamasi.
“Sot, IDF njoftoi familjet e dy pengjeve Alex Dancyg dhe Yagev Buchshtab se ata nuk jetojnë më. Alex dhe Yagev u rrëmbyen brutalisht për në Gaza dhe trupat e tyre ende mbahen nga Hamasi. Konfirmimi i vdekjes së tyre vjen pas shqyrtimit të plotë të inteligjencës dhe miratimit të komisionit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shërbimeve Fetare dhe Policinë e Izraelit. Rrethanat e vdekjes së tyre nën robërinë e Hamasit po shqyrtohen nga të gjitha autoritetet profesionale. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbledhjes së informacionit për pengjet në Gaza dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për familjet e pengjeve gjatë këtyre kohërave të vështira”, thuhet në njoftim, raporton rtk.
Nga ana tjetër, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit thuhet:
“Jemi të shkatërruar të njoftojmë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar vdekjen e Alex Dancyg (76 vjeç) dhe Yagev Buchshtav (35 vjeç), të cilët u rrëmbyen nga terroristët e Hamasit më 7 tetor dhe u mbajtën peng në Gaza. Alex do të shënonte dje ditëlindjen e tij të 76-të. Trupat e tyre po mbahen peng në Gaza. Qoftë i bekuar kujtimi i tyre!” , thuhet në njoftim.