Heqja vizave, Çitaku: Debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti

Heqja vizave, Çitaku: Debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti

Sekretarja e përgjithshëm e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur debakël politik dhe diplomatik për qeverinë, heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E. Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të hënën rregulloren që u lejon edhe serbëve të Kosovës që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, t’u hiqen vizat sikurse të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Share This