Tri skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës
Ballkani, Drita dhe Llapi janë skuadrat që janë duke e përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.
Që të tri ekipet po bëjnë gara në kualifikueset për Ligën e Konferencës.
Ballkani erdhi këtu pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, Llapi u eliminua nga Liga e Evropës, derisa Drita erdhi në fazën e dytë direkt.
E sot, të tri klubet kosovare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë, nëse e kalojnë atë të dytin, shkruan Express.
Në rrethin e dytë, Ballkani do të ketë punë me Hamrun. Nëse e kalojnë këtë pengesë, atëherë në rrethin e tretë do të përballen me Larnen.
Në anën tjetër, Drita e cila kaloi direkt në fazën e dytë do të ketë punë me Bredaiblik.
Në rast se të kaltrit nga Gjilani e kalojnë këtë ekip, atëherë do të duelojnë me fituesin mes FK Auda – Cliftonville.
Skuadra e fundit kosovare, Llapi është treguar sërish i pa fat në shortin e Ligës së Konferencës.
Llapjanët në rast kalimit tutje në raundin e tretë do të përballen me fituesin e duelit, Legia Varshavë – Caernafron Toën.
Ekipi nga Podujeva në rrethin e dytë do të ketë punë me gjigantin danez Brondby.