LAJMI I FUNDIT: Joe Biden tërhiqet nga rikandidimi për president të SHBA-së

LAJMI I FUNDIT: Joe Biden tërhiqet nga rikandidimi për president të SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një deklarate të publikuar në platformën ‘X’ ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga rikandidimi i tij në zgjedhjet e ardhshme.

Ky vendim vjen pas më shumë se tre viteve e gjysmë të udhëheqjes së tij, por vetëm katër muaj përpara se amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit.

Presidenti Biden javët e fundit u ballafaqua me presion të vazhdueshëm pas një debati katastrofik muajin e kaluar, që bëri që shumë figura të rëndësishme në partinë e tij të pyesin nëse ai duhet të vazhdojë të kërkojë rizgjedhjen.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka deklaruar Biden.

Ai po ashtu theksoi në letër se do të flas me kombin më vonë këtë javë për më shumë detaje rreth vendimit të tij.

Share This