Vedat Muriqi gati për sezonin e ri, e nis me gol në fitoren ndaj skuadrës angleze (VIDEO)

Vedat Muriqi gati për sezonin e ri, e nis me gol në fitoren ndaj skuadrës angleze (VIDEO)

Mallorca ka shënuar fitore në miqësoren ndaj skuadrës angleze Crewe, ku ylli kosovar Vedat Muriqi ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Muriqi sezonin e kaluar nuk është që ishte në formën më të mirë të mundshme shkaku i disa lëndimeve, por që arriti mjaftë shumë ta ndihmojë skuadrën spanjolle për të qëndruar në La Liga, si dhe të arrijë në finalen e Kupës së Mbretit.

Ylli nga Prizreni ka shënuar gol në miqësoren ndaj Crewe, duke vulosur fitoren në minutën e fundit të ndeshjes.

Pasi mori një pasim të bukur, Muriqi dribloi edhe portierin duke e tundur më pas rrjetën e zbrazur (90’).

Share This