Manchester City e do sa më të lumtur Haalandin, gati t’i ofrojë kontratë të re

Manchester City e do sa më të lumtur Haalandin, gati t’i ofrojë kontratë të re

Sipas gazetës angleze “The Sun”, Manchester City dëshiron të nisë bisedimet me menaxherin e sulmuesit Erling Haaland për rinovimin  e kontratës.

Gjiganti norvegjez, i blerë verën e kaluar nga Borussia e Dortmundit, është i lidhur me kontratë me “qytetarët” deri në vitin 2027 me një pagë afër 20 milionë euro në sezon.

Sipas gazetës angleze kërkohet rinovimi për një sezon më shumë, pra deri në vitin 2028, me rritje 50% të pagës (shkon 30 milionë eurosh në vit), duke e bërë atë më të paguarin në Premier League.

Qëllimi i drejtuesve të City-t është jo për të mos e lejuar të largohet, nëse dëshira e tij do të jetë e tillë, por për ta mbajtur sa më gjatë dhe që të jetë i lumtur.

Në këto kushte, Reali i Madridit apo sheikët arabë do të mendoheshin me thellë për ta joshur sulmuesin norvegjez.

Share This