Lëndimi që e largoi me lot në sy nga fusha Albion Rrahmanin, a është serioze? Flet trajneri i tij
Rapidi i Bukureshtit ka barazuar 2:2 me Clujin në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit rumun.
Albion Rrahmani shënoi për 1:1 në minutën e 53-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Kurse, Florent Hasani që u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të, shënoi në minutën e shtatë shtesë për të barazuar rezultatin.
Disa minuta pasi shënoi golin, Albion Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha, pasi që pësoi një lëndim.
Trajneri, Neil Lennon foli në intervistë për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të tij dhe deklaroi se nuk është asgjë serioze.
“Mendoj se është në rregull me Rrahmanin. Nuk mund t’ju jap një diagnozë, por mendoj se ai do të shërohet pas disa ditësh”, deklaroi trajneri.
Për gjendjen e lojtarit ka folur edhe presidenti, Viorel Moldova i cili tha se shpreson që të mos jetë serioze, pasi që do të ishte humbje e madhe për ekipin.
“Për momentin nuk e di se si është gjendja e tij, por do të shohim. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Çdo lojtar është një humbje po aq e rëndësishme për ekipin tonë. Le të bëjmë durim për të parë se cili do të jetë problemi i tij” , deklaroi Moldovan në fund të ndeshjes.