Rama: Plazhi publik i “Uçkave” në Pogradec, çadra falas për pushuesit

Rama: Plazhi publik i “Uçkave” në Pogradec, çadra falas për pushuesit

Plazhi publik i “Uçkave” në Pogradec, është këtë sezon një nga më të frekuentuarit nga pogradecarët si dhe pushuesit vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga plazhi i “Uçkave”, i vendosur në një prej zonave më të bukura dhe të preferurara bregliqenore.

Rama shprehet se bashkia ka vendosur çadra falas për pushuesit, ndërsa plazhi është i pajisue me të gjithë elementët e sigurisë si dhe ka të vendosur një strukturë për të mësuar edhe notin.

“Çadra falas nga Bashkia, i pajisur me të gjitha elementët e sigurisë dhe strukturë për të mësuar edhe notin”, u shpreh Rama.

Plazhi i “Uçkave” u quaj i tillë nga pogradecarët qysh prej kohës kur shërbente si një mol i thjeshtë dhe i bukur ngritur mbi “uçka”, ku varkëtarët nisnin dhe mbyllnin ditën e tyre.

Share This