Kosova kampione në garat ekipore në Kampionatin Ballkanik të xhudos
Pas dy ditë të garave është përmbyllur Kampionati Ballkanik i xhudos, i cili për herë të parë është organizuar në Kosovë.
Ashtu sikurse në ditën e parë në garat individuale, edhe sot në garat ekipore kanë dominuar xhudistët kosovarë.
Ekipi i Kosovës, i cili u udhëhoq nga kampionia olimpike, Nora Gjakova si kapitene, doli i pari në garat e sotme me tri fitore bindëse në meçet secili me secilin (kundër Malit të Zi 6:0, kundër Maqedonisë së Veriut 6:0 dhe kundër Malit të Zi 5:1). Vendi i dytë i takoi Malit të Zi, vendi i tretë Turqisë dhe vendi i katërt Maqedonisë së Veriut. Kjo ishte hera e parë që Kosova u paraqit edhe në garat ekipore, pasi deri më tash kishte çaluar me garues në kategoritë e rënda dhe e kishte të pamundur të paraqitet në këtë konkurrencë.
Njëherësh ky ishte kampionati i parë ballkanik në të cilin u paraqitën xhudistët kosovarë. Garat u mbajtën në palestrën “Karagaçi” në Pejë.