Man. United gati të japë Antony në huazim, por ka një kusht për të interesuarit
Ndonëse Manchester United shpenzoi shifra marramendëse për ta transferuar në “Old Trafford”, braziliani Antony nuk ka bindur aspak në dy sezonet e tij të para me fanellën e “Djajve të kuq”.
Me shifra në dorë, braziliani numëron 82 ndeshje, një pjesë të madhe të të cilave duke ardhur nga stoli dhe ka shënuar vetëm 11 gola, shumë pak për një futbollist që kushtoi rreth 100 milionë euro.
E duket se tashmë edhe trajneri Ten Hag ka humbur durimin me brazilianin dhe i ka hapur udhë largimit të tij në merkaton e verës, ndonëse do të jetë thuajse e pamundur që Antony të shitet, duke qenë se për momentin asnjë klub nuk është gati të plotësojë dëshirat e anglezëve.
Te Manchester United janë gati të japin Antony edhe në huazim, me qëllim që braziliani 24-vjeçar të luajë rregullisht dhe të rigjejë formën më të mirë, por ka një kusht për këtë.
Klubi që dëshiron të marrë Antony, do të duhet të paguajë i vetëm të gjithë pagën e tij vjetore, që shkon rreth 300 mijë paundë në muaj. /SS/