Osmani në takim me Beqiroviq: Thellimi i bashkëpunimit i shërben paqes
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar edhe kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Në takimin me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.
Osmani dhe Harris konfirmojnë forcimin e bashkëpunimit në Samitin e EPC-së
Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me liderë të shteteve të ndryshme në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ajo është takuar edhe me kryeministrin e Irlandës, Simon Harris.
Sipas njoftimit nga Presidenca, e para e shtetit thënë se rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.
“Në Samitin e EPC-së, në takimin me kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, ka theksuar presidentja Osmani. /rtk/