11 persona vdesin dhe 30 zhduken si pasojë e shembjes së urës në Kinë
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë rezultuan të zhdukur pasi një urë u shemb mes shirave të rrëmbyeshëm në Kinën veriperëndimore, tha media shtetërore të shtunën.
“Afro 20 automjete dhe më shumë se 30 njerëz janë të zhdukur pas shembjes së urës së autostradës”, tha transmetuesi lokal CCTV, transmeton Klankosova.tv.
Ura në qarkun Zhashui, në provincën Shaanxi, u shemb në orën 20:40 të premten për shkak të rrebeshve të papritura dhe përmbytjeve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar autoritetet.
Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar, me pesë automjete të nxjerra nga uji deri më tani.