Trump dhe Zelensky flasin në telefon: Do t’i jap fund luftës Rusi-Ukrainë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në të cilën kanë diskutuar mbi luftëne mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ish-presidenti amerikan e bëri të ditur në “Truth Social” se kishte pasur një “telefonatë konstruktive” me Zelensky dhe u zotua se do të vendosë paqen në botë dhe t’i japë fund konfliktit në Ukrainë nëse zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara.
Ai vuri në dukje se lideri ukrainas ka dënuar atentatin ndaj Donald Trump dhe e uroi atë për Konventën Kombëtare Republikane të suksesshme në Milëaukee.
Trump ka deklaruar vazhdimisht se nëse fiton zgjedhjet presidenciale këtë vit, ai synon të sjellë një zgjidhje të shpejtë të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë debatit parazgjedhor me presidentin amerikan Joe Biden më 27 qershor, Trump premtoi se, nëse rizgjidhet do të ishte në gjendje t’i jepte fund konfliktit përpara inaugurimit të tij më 20 janar 2025. /rtsh/