LDK dorëzon në kushtetuese Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në

LDK dorëzon në kushtetuese Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim, vendimin e Qeverisë për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të medieve dhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi para medieve u shpreh se ligji për KPK-në rrezikon rendin kushtetues të Kosovës duke centralizuar KPK-në.

Për Ligjin për KPM-në, Gashi tha se synon të kontrolloj mediet dhe t’i prish balancat juridike në Kosovë dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.

“Të tri këto raste sot ne në emër të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së rendit kushtetues, të ruajtjes së demokracisë dhe shëndetit të demokracisë në Kosovë i dorëzuam sot komentet tona në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Gashi, raporton rtk.

Ligjin për Statutin e UP-së, KPM-së dhe KPK-së në Gjykatën Kushtetuese i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës një ditë më parë.

Share This