Tre gola ndaj Fulham, Haaland: Jam gjithmonë i uritur
Hat-trick për Erling Haaland dhe cinizëm i zakonshëm para portës në ndeshjen që Manchester City fitoi 5-1 ndaj Fulham.
Në përfundimin e ndeshjes, sulmuesi norvegjez foli kështu:
“Jam kthyer, nuk ka problem për mua. Unë jam gjithmonë i uritur, është një sezon i ri dhe jam gati. Ne filluam pak vonë dhe në një mënyrë disi neglizhente sepse luajtëm deri në fund të sezonit të kaluar pasi jemi klubi më i mirë. Ne gjithmonë do të përmirësohemi.”
Dy batuta edhe në mikrofonat e kanalit zyrtar të Premier League për Pep Guardiolën, i cili ka munguar në pankinë pas operacionit në shpinë: “Mendoj se na mungon, edhe neve ndonjëherë na mungon, ndaj mezi presim ta kthejmë me ne”. /abc/