ATK-ja: 50 milionë euro më shumë të hyra tatimore në gjashtëmujorin e parë

ATK-ja: 50 milionë euro më shumë të hyra tatimore në gjashtëmujorin e parë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka prezantuar rezultatet dhe të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2024.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë kësaj konference për medie ka folur për treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave, efikasitetin e shërbimeve dhe progresin në përmbushjen e objektivave strategjike.

Murtezaj ka thënë se ATK-ja ka arritur rezultate mbresëlënëse në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar – qershor 2024, duke theksuar se të hyrat e mbledhura kanë tejkaluar pritshmëritë, duke arritur në 473.3 milionë euro, që tregon rritje prej 50.1 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Share This