Morata zbulon arsyet se përse zgjodhi Milanin

Morata zbulon arsyet se përse zgjodhi Milanin

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata foli për “Sky” pas takimit me drejtorin ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës me klubin kuqezi.

Futbollisti i lindur në vitin 1992 është gati për aventurën e tretë në Serie A, pas atyre me Juventusin.

“Arsyeja është e thjeshtë, besimi i Zlatan Ibrahimovic, ekipit dhe trajnerit. Pres me padurim të filloj. Tani po shkoj me pushime sepse duhet të jem me familjen time që më kanë ndihmuar shumë, përndryshe do të isha stërvitur që nesër.

Më keni trajtuar me respekt të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të shkoj me pushime në Itali dhe të stërvitem me ekipin dhe të kthehem në Serie A”, tha Morata.

Ibra më tha gjëra pozitive. Unë gjithashtu e di që kam vitet më të mira të karrierës sime dhe dua të shkoj në këtë klub të madh që është Milani”.

Atletico Madrid do të marrë 13 milionë euro nga klauzola e lirimit, ndërkohë që lojtari do të firmosë një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4.5 milionë euro neto në sezon.

Share This