Morata te Milani: U binda nga Zlatan dhe Fonseca
Milani më në fund jep goditjen e parë, dita e Alvaro Moratas ka ardhur.
Sulmuesi spanjoll iu nënshtrua vizitave mjekësore në Madrid, i shoqëruar nga një përfaqësues i stafit mjekësor të kuqezinjve dhe nënshkroi një marrëveshje për katër vitet e ardhshme (plus një opsion) me pesë milionë euro në sezon plus bonuse.
“Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi i Zlatan, Fonseca dhe skuadra. Mezi pres të filloj, nesër do të stërvitem, por më parë duhet të kaloj pak kohë me familjen time”.
Drejtuesit e kuqezinjve (së bashku me ndërmjetësin e FIFA-s dhe agjentin Bozzo) janë në Madrid për t’i paguar klauzolën 13 milionë euro Atletico Madridit dhe për të ndjekur nga afër vizitat e kapitenit 31-vjeçar të kampionëve të Evropës, Spanjës, i cili më pas do të niset për pushime.
Drejtuesit e Milanit, megjithatë, do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar skuadrën në dispozicion të Paulo Fonseca dhe synojnë t’i japin trajnerit të tyre një tjetër sulmues qendror. Emri i parë në listë është Nicklas Fullkrug, 31 vjeç, i freskët nga dy sezone të shkëlqyera me Ëerder Bremen dhe Borussia Dortmund. Vlera e tij është rreth 15 milionë.
Alternativa për qendërsulmuesin gjerman është Tammy Abraham, një sulmues 26-vjeçar i Romës, i cili po kërkon një sfidë rinisjeje pasi sezonin e kaluar humbi pothuajse tërësisht për shkak të një dëmtimi në gju.