Ekipi olimpik i Kosovës niset për Lojërat Olimpike Paris 2024

Ekipi olimpik i Kosovës niset për Lojërat Olimpike Paris 2024

Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Paris 2024 me nëntë sportistë.

Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.

Lojërat Olimpike Paris2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris, Francë.

Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 27 korrik deri 3 gusht 2024.

Share This